Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, tha se njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk do të ndodhë derisa ai të jetë President. Mandati i tij përfundon më 22 prill të 2022.
Advertisements
Vuçiç i bëri këto deklarime në televizionin serb ‘Prva’, ndërsa la mundësinë e hapur të ndodh një gjë e tillë tek pasuesit e tij në postin e presidentit. “Dhe pas kësaj … Njerëzit vendosin”, tha ai.
Presidenti serb deklaroi se nuk do ketë njohje të pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, vetë Vuçiç më herët ka thënë se po ta nënshkruante njohjen diplomatike të Kosovës, do të merrte çmim Nobel për Paqe.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!