Heq kostumin e ministrit Sandër Lleshaj, ja ku shfaqet vetëm dy ditë pasi e shkarkuan

Vetëm dy ditë pasi kryeministri Edi Rama emëroi në krye të Ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçin, duket se ish-ministri në këtë detyrë Sandër Lleshaj është ‘çliruar’ nga detyrimet.

Advertisements

Ish ministri Sandër Lleshaj ka publikuar një foto të mediet sociale, ku shihet teksa po shijon ecjen në natyrë dhe po ngjitet maleve.

Tashmë ‘Gjenarali’ i Ramës, ka ‘zhveshur’ kostumin e ministrit dhe po shijon ‘lirinë’ nga detyrat që i ishin ngarkuar si Ministër i Brendshëm.

Advertisements

Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm pas vr a sjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

“Nëse gjërat do të ecnin në rrjedhën normale të jeni të sigurt që nuk do ta dorëzoja detyrën dëri në ditën e fundit të mandatit. Sigurisht që thashethemet në Tiranë gëlojnë, por marrë dhëniet e mia me kryeministrin kanë qenë mëse të mira që nga dita e parë. Këto marrëdhënie vijojnë të jenë të tilla dhe nuk ka arsye pse të ndryshojnë. Dorëheqja ime ka ardhur si reflektim i imi” – tha Lleshaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdahet nga jeta ish-kryetari i Partisë Demokratike ne Patos, Basha jep lajmin e hidhur
Artikulli tjetërJu pret një dicka e errët, Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi