Covid e kaluam, po tani pse ta mbajmë maskën?! Epidemiologia i përgjigjet skeptikëve: Të gjithë rrezikohen nga një infektim i dytë

Të kalosh lehtë Covid-19 dhe të negativizohesh, është një lehtësim i madh, për shkak të frikës që mbart me vete ky virus i panjohur, për mënyrën si reagon në trupin e secilit prej nesh. E mendimi i parë që të vjen pasi nuk je më pozitiv, është “po tani pse ta mbaj maskën”.

Advertisements

Por çfarë thonë epidemiologët për këtë fenomen?

“Maska është barrierë mbrojtëse, që duhet përdorur si nga ata, që e kanë kaluar Covidin dhe e kanë me dokument faktin që janë negativizuar, ashtu dhe nga ata që nuk e kanë kaluar. Kjo sepse është barrierë që na mbron nga Covidi dhe gjithë infeksionet që qarkullojnë. Personat që e kanë kaluar duhet ta mbajnë maskën, pasi ata nuk janë vaksinuar të gjithë ndaj viruseve të tjera dhe gripit. Maska duhet mbajtur edhe për të ndaluar një riinfektim”, tha Rovena Daja, epidemiologe, per Top Channel.

Advertisements

Këto raste janë të pakta, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë. Por është një virus i ri, të cilin nuk e njohim dhe nuk dimë si reagon trupi ynë. Nga ana tjetër është vendim i qeverisë që maska duhet të përdoret me detyrim nga të gjithë, një vendim ky, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Evropën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNga pronat në Gjirin e Lalzit deri te frangat zvicerane/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të vëllezërve Vladi dhe tre shtetasve të çështjes “Toyota Yaris”
Artikulli tjetër‘Mund t’i blejmë shumë lodra të shtrenjta por e preferuara e tij është …’- Djali i Fatma Methasanit dhe Alfio Rrotanit në hapat e të atit