Bebe Rexha zbuloi dje se tezja e saj është prekur nga Covid-19 dhe se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Advertisements
Nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, këngëtarja me origjinë shqiptare, denoncoi edhe gjendjen alarmante në spitalet e Amerikës.
“Tezja ime është në spital për momentin. Ajo ka Covid. Pothuajse vdi q mbrëmë.
Advertisements
E vetmja gjë që ajo i tha mamasë time ishte që spitali është aq i mbingarkuar sa është e vështirë të marrësh një infermiere.
Infermierja i tha asaj ‘mos më thërrit derisa nuk je duke vde kur’”, ka shkruar Bebe në një postim në “Twitter”.
Më pas në një tjetër postim ajo ka treguar se ka mbetur e habitur pasi një doktoreshë ka zbuluar se në spitale nuk ka mjete dhe kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar gjithë të sëmurët me Covid-19.
“Sipas Dr. Christina Ghaly, drejtoreshë e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të qarkut L.A, kishte vetëm 370 shtretër spitalorë për qarkun prej 10 milion njerëzish. Disponueshmëria e ICU (njësi e kujdesit intensiv) ishte edhe më e keqe, me vetëm 56 të tilla të mbetura”, shkroi këngëtarja.
Më pas ajo është shprehur se ndihet shumë e frikësuar për këtë fakt.
Bebe ka treguar më parë se edhe prindërit e saj e kanë kaluar koronavirusin, gjatë kohës që gjithë bota ishte në izolim total.
Fatmirësisht, ata e kaluan lehtë sëmundjen, por tashmë Bebe është e shqetësuar për fatin e të afërmve të tjerë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!