“A do falen gjobat”, Rama jep pergjigjen qe nuk pritej

Kryeministri Edi Rama foli për bizneset dhe a do të mbështeten ato në kohët e vështira që po përballen për shkak të pandemisë.

Advertisements

Për sa i përket shpërblimeve për pensionistët, Rama tha se akti normativ do të kalojë nesër dhe shpërndarja do të fillojë sa më shpejt.

Në konferencën për gazetarët, Rama u pyet nëse qeveria do ta marrë parasysh ankesën e bizneseve për faljen e gjobave dhe shtyrjen e kamat vonesave gjatë pandemisë.

Advertisements

Lidhur me këtë pyetje Kryeministri është përgjigjur shkurt duke thënë se deti nuk është bërë kos.

“Së pari për pensionistët, akti normativ do të kalojë nesër dhe rimbursimi do të nisë menjëherë dhe do të përfshijë të gjithë pa përjashtim. Shuma 34 milion dollarë dhe do të shpërndahen një orë e më parë. Përsa i përket bizneseve duhet të them shumë thjesht pa hyrë në detaje se bizneset kanë pasur dhe do të kenë mbështetjen tonë, pa diskutim të gjitha lehtësimet e mundshme, por atyre 3-4 figurave të njohura që dalin e i japin zë bizneseve dua që t’iu përsëris që deti nuk është bërë kos. Thjesht si informacion. Meqë shkoj dhe në Durrës thuajse çdo ditë. Nuk më rezulton që është bërë kos”,- tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdërpritet menjëherë transmetimi, ndodh incidenti i papritur në konferencën ‘live’ të kryeministrit Rama(VIDEO+FOTO)
Artikulli tjetër838 miliardë lekë për PPP-të dhe vetëm 14.5 për Covidin, Meta nuk ia vonon përgjigjen Ramës