A e ka vizituar si mjek Enver Hoxhën? Flet per here te pare Sali Berisha

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”, Sali Berisha ka deklaruar se më karrierën e tij profesionale, kurrë nuk e ka vizituar Enver Hoxhën dhe asnjëherë familja e tij nuk e ka kërkuar atë si mjek për të vizituar Hoxhën. Berisha tregoi se e kishte pasur ofertën për të qenë mjek i Klinikës Special por nuk ka dashur ta pranojë.

Advertisements

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: A keni vizituar ju udhëheqës të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë në atë kohë?

Advertisements

Sali Berisha: Është e vërtetë që unë kam vizituar anëtarë të Byrosë Politike, disa, Hysni Kapon, Haki Toskën. Por s’kam qënë kurrë mjek i Klinikës Speciale, nuk kam pranuar kurrë të ndërroj borderon.

Blendi Fevziu: E ke patur si ofertë?

Sali Berisha: E kam patur sigurisht si ofertë, por nuk e kam pranuar

Blendi Fevziu: Pse nuk donit të shkonit si mjek në Klinikën Speciale?

Sali Berisha: Unë isha i pasionuar pas të sëmurëve dhe kërkimeve e shkencore. Faktikisht mjekët aty ishin shoqërues. Por unë nuk kam pësuar asgjë nga ky refuzim. Dhe e fundit kjo, unë nuk kam vizituar kurrë Enver Hoxhën, dhe kurrë familja Hoxha s’më ka ftuar ndonjëherë të vizitoj Enver Hoxhën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdryshon mendje familja Rasha, pas takimit të tretë me Ramën pranon pensionin, ja vendimi i papritur i tyre
Artikulli tjetërDoni te udhëtoni drejt Gjermanisë, ambasada jep lajmin e papritur