“Me arki volin e babait tënd është bërë politikë, mos i fut ndonjë gatim kur flasim ne”, Hajdari debaton keq me deputetin e PS

Deputetja Rudina Hajdari, ka debatuar ashpër me deputetin e PS-së Alket Hyseni, teksa po fliste për protestat e bëra për vr a sjen e Klodjan Rashës.

Advertisements

Hakdari kritikoi deklaratën e Hysenit, ndërsa ky i fundit i përmendi babain që nuk jeton më, Azem Hajdarin. Kjo ka sjellë irritimin e deputetes, e cila u përpl as me socialistin dhe e cilësoi si të turpshme deklaratën e këtij të fundit.

Debati në “Open”:

Advertisements

Hajdari: Ata janë të organizuar dhe të dalë vetë aty, ishte revoltë spontane, pasi ishin të prekur nga vrasja makabre e 25-vjeçarit. Është mungesë edukate mënyra se si flitet ndaj të rinjve që janë rrugeçër. Këta janë rrugeçër që vjedhin, që lënë këta të rinj pa punë e që detyrohen të hipin nëpër kamione e të ikin në Angli. Këta që flasin kanë kohë që jetojnë vetë jashtë shtetit dhe nuk duan t’ja dijnë për Shqipërinë.

Hyseni: Mos i fusni ndonjë gatim kur flasim ne këtu, por dëgjo mirë bisedën. Nuk thashë të gjithë, por shumica janë. Ai që dj eg është rrugaç, ai që d jeg selitë partiake është rrugaç. Ke qenë e vogël; kur me arki volin e babait tënd është bërë politikë….

Hajdari: Ju t’ju vijë turp që më kujtoni këto ngjarje. T’ju vijë turp.

Hyseni: Unë e kërkova ndjesën, të lutem mos më etiketo mua rrugaç. Më kërko ndjesë mua dhe kolegut tim se jemi njerëz të nderuar. Jo të na etiketosh ti neve, si mund të thuash janë rrugeçër këta. Ndaje veten me ata që dje gin, do gje gjë ti? Gazin e mori se doli me tullë ai. Organizatorët mbajnë përgjegjësi.

Hajdari: Ju keni shkatërruar pronën publike, keni privatizuar çdo gjë.

Hyseni: Pse kontraktohesh se vota nuk merret me kontraktim, merret me ide. Ka dhe njerëz që dalin politikisht, ka njerëz që mund të jenë rrugeçër, unë nuk i përgjithësova, por i ndava. Ata që prote stojnë me të drejtë janë të nderuar. Unë dhe shumë të tjerë nuk jemi naivë. E dimë shumë mirë kush e nxiti dhu nën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGjinia e foshnjës: A mund ta zgjedhin dot prindërit? Lajmi befasues
Artikulli tjetërBerisha rrëfen ngjarjen e pazakontë të Dhjetorit ‘90 dhe premtimin e Azem Hajdarit