Siç bëhet me dije protesta do të nisë në orën 18:00, dhe mësohet se ajo do të bëhet para Kryeministrisë. Ndërkohë deri më tani nuk dihet nëse protesta do të zhvillohet në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Advertisements
TIRANË– Për të gjashtën ditë radhazi edhe sot të ketë protestë për vr.asjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë, mëngjesin e 8 dhjetorit.
Siç bëhet me dije protesta do të nisë në orën 18:00, dhe mësohet se ajo do të bëhet para Kryeministrisë. Ndërkohë deri më tani nuk dihet nëse protesta do të zhvillohet në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Advertisements
Ndërkohë ditën e sotme pak orë më parë policia ka thënë se do të ndalojnë grumbullimet, sakaq ka bërë apel që qytetarët të respektojnë masat kundër Covid-19.
Dje u zhvillua dita e pestë e protestës pas vr.asjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Marshime pati edhe në qytete të tjera përveç kryeqytetit. Për më shumë se dy orë, protestuesit kërkuan largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Ata marshuan nga kryeministria, tek Ministria e Brendshme e më pas shkuan tek Drejtoria e Policisë ku u pritën me gaz lotsjellës. Si pasojë e përpas.jeve, u plagos një efektiv policie.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 8dhjeto në Laprakë, kur efektivi që.lloi dy herë me ar.mën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u që.llua në kokë dhe në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. SHCBA e ak.uzon atë për vr.asje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme. Vr.asja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku dje në Tiranë u zhvillua një protestë masive. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkuan dorëheqjen e ministrit, ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!