Ministria e Shëndetësisë është kthyer në “lavatriçen” më të mëdha të parave publike. Nëse këto para’ do të shkonin për shërbime ndaj qytetarëve, zyrtarët do të ishin totalisht të justifikuar. Por, në momentin që media të tjera kanë raportuar se tenderat në shëndetësi bëhën në mënyra të dyshimta, atëherë këta zyrtarë duhet të japin llogari.
Advertisements
Në momentin që institucionet ligjzbatuese nuk po funksionojnë, duke mos nisur asnjë procedim penal, atëherë ne po mundohemi që të zbulojmë se ku shkojnë taksat tona. Më parë kemi investiguar se tenderat që ka firmosur Manastirliu janë bërë vetëm me 1 firmë në garë, të cilat kanë marrë të gjithë fondin e akorduar.
Ndërkohë, “Boldnews” ka siguruar dokumente të një tjetër tenderi që ka kryer Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e kryesuar nga Ogerta Manastirliu. Kësaj here, këta zyrtarë kanë menduar për luksin gjatë orarit të punës.
Advertisements
Në dokumentin e mësipërm, Ministria e Shëndetësisë ka hapur procedurën “shërbime mirëmbajtje dhe riparimi për sistemin e kondicionimit dhe të ashensorëve në godinën e MSHMS”. Fondi për këtë tender është 3.666.650 lekë pa TVSH (me TVSH mbi 30 mijë euro).
Pra, për vetëm riparimin e aparaturave për ajrin e kondicionuar apo edhe për riparimin e ashensorëve, Manastirliu do të shpenzojë plot 30 mijë euro. Pa llogaritur këtu të ardhurat e tjera, pajisjet, apo edhe energjinë elektrike. Standarti është mjaft i qartë.
Nga njëra anë zyrtarët mendojnë për të mirat e tyre materiale, luksin dhe nga ana tjetër qytetarët, të cilët edhe në momentin që protestojnë për jetët e tyre, vriten, dhunohen e madje arrestohen.
Ministria thotë se janë dy lote për këtë tender. I pari për mirëmbajtje të sistemit të kondicionimit. Sipas dokumenteve, në godinën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëmbajtjes Sociale, janë të instaluar dhjetëra kondicionerë të markave të ndryshme.
Në total janë 58 kondicionerë të madhësive të ndryshëm. Gjithashtu edhe disa pajisje të tjera të fuqive më të larta, të cilat ngrohenin dhe ftohin zyrtarët që “mendojnë” jo për qytetarët, por për veten e tyre. Nëse çdo familje me zor e blen dhe riparon kondicionerin, me taksat e tyre ministria kërkon që pajisjet në zyrat e shtetit të pastrohen me solucion çdo 3 muaj.
Ndërkohë loti i dytë është mirëmbajtja e ashensorëve, ku në zyrat e ministrisë janë të instaluar dy ashensorë; ashensori 5 katësh dhe ashensori 3 katësh, të dy prodhim CE./Marre nga Boldnews
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!