E trishtë! Humb jetën një nga njerëzit më të shquar në Durrës, djali i tij jep lajmin e hidhur

Është ndarë nga jeta mjeshtri i madh i ndërtimit në Durrës, Mete Xhemali, në moshën 80-vjeçare. Lajmin e hidhur e njofton djali i tij Arben Xhemali, i cili mes dhimbjes shprehet:

Advertisements

“Miqte dhe dashmiresit e mij,

sot Heroi im, Idhulli im, Luftetari I’m, Babai im, METE XHEMALI e humbi betejen e fundit me semundjen e shekullit.

Advertisements

Sot ne sja dolem bashke si gjithmon. Megjithate edhe me ikjen tende me dhe mesimin te fundit “betejat lu ftohen deri ne fund””- shkruan Arbeni.

Ceremonia mor tore do të zhvillohet ditën e sotme në orën 14:30, duke respektuar protokollet anticovid.

Po kush ishte mjeshtri i ndërtimit Mete Xhemali?

Ishte një nga njerëzit më të famshëm të qytetit Durrësit në vitet 1970-1980. Jo si politikan. As si aktor. As si këngëtar. As si sportist. Mete Xhemali ishte njeriu më i kërkuar në ndërtimet e reja. Në banesa, objekte industriale, kulturore, arsimore, shëndetësore. Dora e tij dhe e brigadës që drejtonte (ishte 29 vjeç kur i dhanë detyrën) është kudo: që kur ishte 15-16 vjeç teksa hidheshin themelet e hotelit elitar turistik “Adriatiku” deri te Muzeu Arkeologjik në vitet 1982-1993, kur tashmë punonte dhe drejtonte me titullin Mjeshtër Ndërtimi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVullkani Etna ‘ndez’ Siçilinë, llavë dhe hi në qiell! Dalin pamjet e frikshme
Artikulli tjetërI gjithë vendi zonë e kuqe? Conte jep lajmin e keq për Italinë