Një ngjarje e rënë i ka ndodhur mbrëmjen e djeshme deputetit të LDK-së në Kosovë, Shkëmb Manajt. Ai ka bërë të ditur në rrjetin e tij social se dikush ka hyrë në garazhin e ndërtesës ku banon dhe ia kanë shp uar me thi kë gomat e makinës.
Advertisements
Manaj bën të ditur se në momentin kur ka vënë re këtë sulm që iu është bërë ka njoftuar menjëherë policinë. Ndër të tjera ky s ulm sipas deputetit është i ulët dhe kërkojnë që të ndalet në punën e tij, mirëpo Manaj thekson se nuk ka asnjë forcë që do e ndalojë.
Ai ka publikuar dhe tre foto të makinës, aty ku shihet qartë se janë sh puar me th ikë.
Advertisements
Postimi i plotë në Facebook:
Të nderuar miq, Të dashur qytetarë të Republikës, Sot rreth ores 11:00 kam vërejtur se katër gomat e vetures time, brenda garazhes në banesën ku banoj, janë shpër thyer, si rrjedhojë e shpu arjes me th ikë. Rasti është lajmruar në polici, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe e ka kryer punën e saj me profesionalizëm. Me këtë rast e falënderoj Policinë e Kosovës dhe kërkoj që rasti të trajtohet dhe të zbardhet në tërësi.
Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem personal me askënd. Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim.
Duke marr paraysh që rasti është tani në procedurë hetimore, kërkoj mirëkuptimin e mediave që përtej këtij njoftimi, nuk mund të jap deklaratë tjetër, lidhur me këtë rast. Me respekt, Shkëmb MANAJ
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!