Avokati Adriatik Lapaj: Policia u vesh me simbolet turke dhe dh unoi qytetarët!

Në një postim në Facebook ai ka shkruar disa nga ligjet që janë vendosur në lidhje me mënyrën se si u shkel ligji nga ana e policisë dhe shtetit njëkohësisht.
TIRANË- Avokati Adriatik Lapaj ka deno.ncuar dh.unën që u bë nga policia në protestë ditën e djeshme. Në një postim në Facebook, Lapaj ka publikuar disa nga ligjet shqiptare, që provojnë sipas tij se shteti dhe policia shkelën ligjin njëkohësisht. Në ligjet që ka cituar ai ka thënë se punonjësi i policisë nuk duhet që të ushtrojë dh.unë kundër njerëvze. Më tej, ai ka prekur edhe rastin e veshjes së policisë ku efektivët tanë kishin veshur uniforma të Policisë turke dhe se kanë modifikuar simbolet tona policore me ato të turqve.

Advertisements


POSTIMI I PLOTË: PSE E SHKELNI LIGJIN?
Dje në mënyrë demonstrative u shkel ligji nga ana e shtetit dhe konkretisht:
Ligji Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” në nenin 98 pika 1 dhe 3 përcakton si më poshtë:
“1. Punonjësi i policisë i kryen detyrat për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike me
uniformën dhe shenjat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Uniforma dhe shenjat dalluese të policisë përdoren vetëm gjatë shërbimit ose për shkak të tij. Struktura të veçanta të policisë trajtohen me veshje civile ose kompensim financiar.
3. Mbajtja dhe përdorimi i uniformës përcaktohen në Rregulloren e Policisë.”
Në zbatim të ligjit është nxjerrë “Rregullore e Policisë së Shtetit” e cila në nenin 37 pika 6 përcakton si më poshtë:
“Punonjësve të policisë u ndalohet:
a) të përdorin veshje policore të policive të vendeve të tjera;
b) të heqin simbolet, emblemën, gradat, stemat sipas shërbimeve të policisë,
shenjat dalluese etj. nga uniformat që kanë në përdorim;
c) të modifikojnë pjesë të veshjes policore;
ç) të përdorin simbolet, emblemën, gradat, stemat sipas shërbimeve të
policisë, shenjat dalluese etj., të pa miratuara për veshjen policore.”
Sa më sipër rezulton të jetë shkelur ligji. Ndonjë do mbajë përgjegjësi apo nuk ka problem? Ligji bëhet vetëm për qytetarët në këtë vend? Nëse është kështu, të paktën ta shkruajmë dhe të mbledhim mendjen.
P.s fotot me uniformë i mora nga rrjeti.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakME FOTO: Policia “b lindon” Vlorën! Pla.gosja pranë një lavazhi, rrethohet e gjithë zona
Artikulli tjetërFOTOT/ Atmosfera para protestës në Tiranë, Policia kontrollon të rinjtë që afrohen tek Ministria e Brendshme