Ultrasit e ‘Tironës’ LETËR publike të atit: Vr.asja s’ju përket vetëm ju si familje, ke ulur kokën nga presioni. Ai na shikon nga larg…

“Capital Crew” i kërkon babait të Klodianit që të mos ndërhynte në kauzën e shqiptarëve, duke e aku.zuar se mesazhin e tij e kishte hartuar prej pre.sionit të qeverisë.
TIRANË– Tifozët e skuadrës së Tiranës, të ashtuquajtur “Capital Crew” i kanë dërguar një letër të hapur babait të Klodian Rashës, Qazimit. Letra e tyre është një kundërpërgjigje për atë të publikuar në disa media nga babai i të riut të vr.arë nga efektivi i Policisë së Shtetit, në të cilën kërkonte qetësimin e ‘gj.akrave’. “Capital Crew” i kërkon babait të Klodianit që të mos ndërhynte në kauzën e shqiptarëve, duke e aku.zuar se mesazhin e tij e kishte hartuar prej pr.sionit të qeverisë.

Advertisements

“Vr.asja e Klodianit, tashmë nuk ju përket vetëm juve si familje, ju keni pjesën familjare, por jo atë shqiptare! Ata që po ju përdorin, nuk është e nevojshme t’i demaskoni, s’jeni as i pari as i fundit person që ka ulur kokën nga pr.esioni i kr.imit të legjitimuar, dhe të gjithë e dimë. E dimë, e kuptojmë dhe ndaj po ju drejtohemi që të mbani kokën lart. Klodiani na shikon nga larg dhe ne do e çojmë në vend drejtësinë e tij, se edhe ai e do këtë!,“-shkruhet në letër.

LETER BABAIT TE KLODIANIT NGA CC’19 DHE QYTETARET:

Advertisements

I dashur Baba i Klodianit te ndjere dhe ju familja e tij e nderuar, e mirekuptojme deshiren tuaj per te qetesuar gj.akrat ne dh.unen e ushtruar nga te dyja palet si nga shteti si nga qytetaret, mirepo tashme kjo qe po ndodh eshte me e madhe se ju, dhe si e tille nuk ka vend me per qendrime neutrale. Te kauza e Shqiptarve mos nderhyni ju lutem, as mos na dergoni letra te hartuara, sikur i ka bere qeveria, se ne fakt me shume na ben te irritohemi tjetersimi i fjalive tuaja ne media, sesa tju besojme dhe te na qetesoni! Po te drejtohemi me emrin Babush i dashur, se dh.imbja jote eshte e madhe dhe ne te kuptojme dhe do jemi aty me ty gjithmon, por Babush i dashur, neqoftese ti kerkon drejtesine tende personale, mos ua moho prinderve te tjere shqiptare te bejne te njejten gje. Vr.asja e Klodianit, tashme nuk ju perket vetem juve si familje, ju keni pjesen familjare, por jo ate shqiptare! Ne po de.nojme aktin e shemtuar qe ka ndodhur dhe nuk po perdorim Klodian, perkundrazi, po mbrojme te ardhmen e shqiptarve, se fundja fundit vetem keshtu mbrohet, e nderuar Familja e Klodianit. Nderkohe ata qe po ju perdorin, nuk eshte e nevojshme ti demaskoni, s’jeni as i pari as i fundit person qe ka ulur koken nga pr.esioni i kr.imit te legjitimuar, dhe te gjithe e dime. E dime, e kuptojme dhe ndaj po ju drejtohemi qe te mbani koken lart. Kjo nje pergjigje ne forme respekti, ndaj zemres tuaj te pl.agosur dhe vr.are, qe kjo qe po bejne tashme shqiptaret, eshte nje revolte e Shqiptarve, per liri, drejtesi, per dashuri dhe Shqiptari. Por mos e prit respektin nga ata qe te bene pr.esion, se kr.iminelet jane ba.starda, dhe nuk e kuptojne dashurine prinderore, ata njohin vetem dredhin e pushtetit, per te perfituar nga ju dhe ne ditet me te veshtira tuajat! Gjithshka dine te bejne, u permblodh ne vr.asje, ink.riminim, shpifje dhe ter.ror. Dhe i nderuar, mos harro se drejtesia nuk erdhi nga policia, gjykata apo Ministri i Brendshem i cili qartazi nuk deshi te mbante pergjegjesi, erdhi vetem nga ata njerez qe protestuan dhe dihet kur ka trazira e te gjithe shohin, vi.ktima s’mbetet me thjesht vi.ktime. Viktima do ishte para ndonje tv duke qare per drejtesi, kurse polici do te dekorohej dhe djali do te ngarkohej me precedent penal te paqene dhe te nenshkruar per nje sufllaqe. Po jo ne s’te lame te beheshe vi.ktime! Klodiani na shikon nga larg dhe ne do e cojm ne vend drejtesin e tij, se edhe ai e do kete! Rrofte Shqiperia dhe Dashuria per Liri dhe per Atdheun! Ju perqafojme dhe Zoti ju a lehtesofte dh.imbjen.

Ditën e djeshme, Dosja.al publikoi një lajm në të cilin sqarohej se protesta për Klodianin disa organizatorë, të pacertifikuar në jetën politike dhe sociale, që prej vitesh jetojnë në një botë paralele, të injoruar nga politika, media dhe shoqëria. Ata kanë gjurmë kudo në rrjetet sociale…Bëhet fjalë për Guerrilsat e Partizanit, Tirona Fanatics, Capital Crew etj. Postimi i sotëm i këtyre të fundit verifikon gjithçka.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak12 të vdekur dhe 462 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Artikulli tjetërProtesta e datës 10 dhjetor në Tiranë, Gjykata lë në b.urg 3 qytetarë, lë në ‘arr.est shtëpie’ 5 të tjerë