Francë, 306 viktima dhe mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 306 viktima dhe 13.406 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Advertisements

Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se me 13.406 rastet e reja numri i rasteve ka arritur në 2.351.372.

Për shkak të COVID-19, në vend në 24 orët e fundit kanë humbur jetën në spitale 306 persona, ndërsa gjatë 3 ditëve të fundit 323 persona në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e rritur numrin e viktimave në 57.567.

Advertisements

Në spitale vazhdojnë trajtimin 24.975 persona prej të cilëve 2.884 në kujdesin intensiv, ndërkohë që me 1.233 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 175.891. Bëhet e ditur se është në rënie numri i personave në spitale dhe i atyre në kujdesin intensiv.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“A keni parë boks ju? Florian Marku nuk i mban nervat në konferencën për shtyp: Po më shkatërrojnë karrierën
Artikulli tjetërBota duhet të shpallë emergjencë klimatike, thotë OKB-ja