Nuk është sekret që qentë kanë një aftësi të jashtëzakonshme nuhatëse. Ata janë përdorur më parë për të zbuluar dr.ogat dhe armët nga forcat e policisë, por, misioni i tyre më i fundit është akoma më impresionues.
Advertisements
Qentë po trajnohen për të nuhatur koronavirusin, pas provave se ata mund të nuhasin edhe sëmundje të tjera si kanceri apo malarja.
“Vetë viruset nuk prodhojnë aroma. Kur virusi hyn në qelizat tona, kjo mund të pasohet nga një reaksion zinxhir në sisteme të ndryshme të organizmit, që rezulton në lëshimin e aromave përmes lëkurës dhe frymëmarrjes. Ndaj edhe kishte shumë gjasa që koronavirusi të mund të prodhonte një aromë të dallueshme po ashtu – thotë një ekspert.
Advertisements
Në fakt, të gjithë e dinë se qentë kanë një nuhatje të shkëlqyer. Të paktën 10 mijë herë më të mirë se nuhatja e njeriut. Ata janë besnikë dhe inteligjentë. Por a munden qentë të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë luftë globale ndaj pandemisë.
Ekspertët janë të bindur se përgjigjia është po…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!