Ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare aktori i njohur amerikan, Tommy “Tiny” Lister, ish-mundës. Menaxherja e tij, Cindy Cowan, u shpreh se Lister u gjet i paj etë në shtëpinë e tij në Kaliforni.
Advertisements
Mjeku ligjor po heton shkakun e vde kjes. Menaxherja tha se Lister ishte shëruar nga COVID-19 para disa kohesh, por u sëmur rreth një javë më parë dhe shfaqi probleme me frymëmarrjen.
Njerëz të afërt me të dyshojnë se Tommy “Tiny” Lister ka humbur jetën nga COVID-19, dhe kjo do të thotë se atij i ishte rikthyer koronavirusi.
Advertisements
Ylli i “Friday”, Cindy Cowan, tha për TMZ se “Tiny” u testua pozitiv për COVID-19 rreth 4 muaj më parë. Por më 3 dhjetor, teksa ajo e priste Tommy në shtëpinë e saj, ai e telefonoi dhe i shprehu shqetësimin se po ndjente përsëri simptomat e njëjta të COVID-19.
Aktori 62-vjeçar filloi të ndjehej sëmurë një javë më parë, por simptomat e tij “u përkeqësuan, me të vërtetë shumë shpejtë”, tha menaxherja Cowan. Ai nuk mund të merrte frymë dhe ndihej shumë i plogësht, tha ajo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!