Zhaklina nis drejt Shqipërisë nga Zvicra ndihma për Covid-19, ambulanca, kompjutera dhe dy zjarrëfikëse (FOTO – VIDEO)

Ne të gjithë e kemi të fiksuar si “Mimoza Llastica”, por llastica e dikurshme nuk është me e tillë, por një zonjë që kontribuon për vendin e saj.

Advertisements

Ajo nëpërmjet rrjeteve sociale ka ndarë lajmin e mirë të një ndihme që po vjen drejt Shqipërisë nga Zvicra, dhe nuk janë pak materiale.

Janë krevatë, komodina dhe material të tjera që do të përdoren nga Ministria e Shëndetësisë për situatën e covid-19. Por, edhe një autoambulancë, autotransporter për persona me aftësi të kufizuar, dy minibusë dhe dy autransporter e 50 laptopë. Vec këtyre, për Ministrinë e Mbrojtjes do të vijnë edhe 2 zjarrëfikëse moderne që do të përdoren për emergjenca.

Advertisements

Vetë Zhaklina Dhimojani e ka dhënë lajmin në rrjetet sociale, duke futur edhe fotot e gjithë kësaj ndihme që vjen për Shqipërinë.

Postimi i Zhaklina Dhimojani Blättler

Të dashur miq, jam e lumtur të ndaj me ju një lajm të mirë.

Sot nisem nga Berna/Zvicra një karvan me ndihma që konsistojnë në krevate, komodina dhe inventarë të ndryshëm që do të përdoren nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për situatën emergjente të COVID-19. Gjithashtu, për këtë ministri shkojnë edhe 1 autoambulancë, 1 autotransporter për persona me aftësi të kufizuara, 2 minibusë/ dhe 2 autotransporter, 50 laptopë.

Këtij karvani i bashkohen edhe 2 zjarrfikëse me destinacion Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat do të përdoren gjatë emergjencave.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdahet nga jeta sportisti i njohur shqiptar, Federata jep lajmin e hidhur(EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërE trishte! Aktori i njohur gjendet i pajetë në banesën e tij, ishte shëruar nga Covid, por virusi iu kishte rikthyer duke rezultuar fatale