Vetëm pak ditë më parë, këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj zbuloi se ishte infektuar me Covid-19.
Advertisements
Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto të vetës, krahas së cilës shkruante se ishte treguar shumë i kujdesshëm ndaj virusit, por nuk kishte mundur t’i shpëtonte infektimit.
Por, gjendje e tij mesa duket është përkeqësuar, pasi i është dashur që të shtrohet në spital.
Advertisements
Lajmin e ka ndarë me të gjithë partnerja e tij, Eni Koçi, e cila publikoi në Instastory një video, në të cilën shfaqej dora e Gencit me serum.
“Me dashurinë time. Ne do ta kalojmë këtë”, shkroi këngëtarja krahas videos.
Nga ana tjetër, Eni zbuloi se e kishte kaluar Covid-19 rreth tre muaj më parë, pa shqetësime serioze.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!