Presidenti Ilir Meta u pyet gjatë një takimi online të Këshillit Rinor të Ballkanit nëse është penduar që e ka marrë detyrën e presidentit. Kreu i shtetit tha se: “absolutisht nuk jam penduar”, duke shtuar se “përpiqet ta bëjë këtë detyrë me përgjegjshmëri maksimale”.
Advertisements
Presidenti hodhi një vështrim pas në kohë, duke deklaruar se ndryshimi i sistemit në Shqipëri erdhi nga shpirti guximtar i të rinjve dhe jo nga prindërit e tyre.
Pyetje: A jeni bëri pishman për marrjen e kësaj detyre? A do të ishte më i mirë kontributi juaj në ekz ekutiv apo në krye të LSI?
Advertisements
Meta: Së pari të jeni të sigurt që unë jam natyrë luf tarake dhe energjike. Kur erdhi dhjetori pata si ditë reflektimi, u binda që nëse do kishim pritur nga prindërit tanë për një ndryshim regjimi, ky ndryshim kurrë nuk do të kishte ndodhur. Kishin një mijë halle. Ndërsa të rinjtë, shpirti i guximit i hedh tutje këto frikëra dhe dilema.
Unë nuk është se këtë detyrë nuk kam pranuar i pandërgjegjshëm. Absolutisht nuk jam i penduar. Përpiqem ta bëj me përgjegjshmëri maksimale. Kuptohet me një situatë me parlament njëpartiak, gjykatë kushtetuese, që e kanë bërë jo funksional shtetin e së drejtës, dhe ka shtuar këto probleme që ne po flasim për të rinjtë. Ju jap fjalën që do vazhdoj të mbetem gjithmonë i ri, do mbetem luf tarak për të luf tuar për çështje të drejta dhe që i krijojnë një perspektivë më të mirë të rinjve. Nuk jam penduar asnjëherë, duhet t’i trefishojmë përpjekjet në këtë drejtim.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!