Familjarët e disa personave të arrestuar dhe shoqëruar dje nga Policia e Durrësit kërkojnë lirimin e fëmijëve të tyre. Ata kanë shkuar sot para drejtorisë së Policisë së qytetit bregdetar dhe kanë kërkuar lirimin e të ndaluarve.
Advertisements
Nga të shoqëruarit që vazhdojnë akoma të jenë në Polici, janë: Fatmir Topi, Fatjon Sylisufaj, Francesko Rama, Shefqet Duka, montazhier i “DurrësLajm”, Andri Istrefi, Anton Marku dhe Nikolin Caca.
Dhjetëra qytetarë të Durrësit janë ngritur dje në protestë, paralelisht me atë që zhvillohej në Tiranë, pas vr a sjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga Policia. Familjarët e të arres tuarëve dhe shoqëruarve në Durrës kanë paralajmëruar sot një tjetër protestë.
Advertisements
Video: Fax News
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!