Covid-19 po lë plagë të rënda në familjet kosovare. Pesë anëtarë të familjes Basha dhe një i afërm i tyre nga Koretini i Kamenicës ndërruan jetë si pasojë e infektimit me këtë virus, shkruan Reporteri.net.
Advertisements
Familjarët e saj i ka kujtuar, Zyrafete Basha. Ajo me një postim prekës ka kujtuar gjashtë familjarët që i humbi nga ky virus.
Ajo ka shkruar:
Advertisements
Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne ! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË. InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqsisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!