Nisin testet e shpejta për Covid-19 falas në të gjithë vendin

Lajmin e ka dhënë kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar pamje nga njësia vendore në Durrës
DURRËS– Testet e shpejta kanë nisur të aplikohen në të gjithë vendin. Lajmin e ka dhënë kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar pamje nga njësia vendore në Durrës ku kryhet ky lloj testi. Ndër të tjera ai shkruan se po punohet për të pasur në kohë vaksinën për grupet e rrezikuara.

Advertisements

“Ministrja Ogerta Manastirliu me epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës, ku ka nisur, si në të gjithë vendin, kryerja e testimit të shpejtë falas, duke rritur aksesin në testimin në kohë reale dhe të sigurt. Forcojme kapacitetet për përballimin e epidemisë, teksa vijojmë përpjekjet për të patur në kohë vaksinën antiCOVID për grupet e rrezikuara”, shkruan Rama ndërsa ka publikuar edhe videon e mëposhtëme.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Përdorimi i panevojshëm i forcës ndaj qytetarëve përbën shkelje”- Presidenti Meta thirrje Prokurorisë: Nisni hetimin për të vënë para përgjegjësisë autorët!
Artikulli tjetërDita e tretë e protestës për të riun në Lezhë/ Të rinjtë hedhin shashka godinës së Policisë: Rama ik, drejtësi për Klodjanin