Zëvendës kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi, fatke qësisht është nd arë nga jeta në moshë shumë të re.
Advertisements
Lajmin e trishtë e jep kryeinspektori Shkëlqim Hajdari.Prej ditësh 37- vjeçari ishte shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte pë suar god itje cerebrale në tru.
“Dhimbje e madhe për familjen, te afermit, shoket, miqtë e tij të shumtë, sidomos per qytetaret e Elbasanit, te cileve i sherbeu me perkushtim të madh. Ervin Saraçi, ndërroj jetë! E dorezoj shpirtin në ditë të premte. Kush e ka njohur ketë djalë, te lutet që rrugetimi i tij te jetë parajsa e Zotit. Te Zotit jemi dhe tek Ai do kthehemi”, shkruan Hajdari.
Advertisements
Ervin Saraçi ka mbaruar studimet e larta për gjuhën Frenge në Elbasan, dhe ka kryer Masterin Shkencat politike në Belgjike. Në vitin 2006-2007 punoi si mësues i gjuhës Frenge në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Peqin. Në shtator të vitit 2011 -2013 iu besua Drejtimi i kabinetit të Kryetarit të bashkisë Elbasan.
Në vitin 2013-2015 u emerua drejtor i drejtorisë së Kujdesit Social po në Bashkinë Elbasan e më pas u rrit në detyrë, duke zënë postin e nënkryetarit të Bashkisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!