Bordi i ekspertëve të Administratës së Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA) miratoi përdorimin e vaksinës për koronavirusin e ri (COVID-19) të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane bioteknologjike BioNTech partner themelues i së cilës është shkencëtari turk prof. dr. Uğur Şahin.
Advertisements
Bordi Këshillues i FDA-së i përbërë nga ekspertë të pavarur, në një votim pas takimit të zhvilluar dje që zgjati gjatë gjithë ditës, me 17 vota “pro” dhe 4 “kundër” autorizoi FDA-në për përdorimin emergjent të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech.
Pas këtij miratimi nga Bordi rregullator i vendit për vaksinën e parë në vend, FDA pritet të përfundojë procedurën e konfirmimit zyrtar për vaksinën dhe të fillojë sa më parë shpërndarjen në shtete duke filluar që nga sot.
Advertisements
Deri në fund të këtij muaji planifikohet shpërndarja e pjesës së parë prej 6.4 milionë doza të vaksinës dhe që të përfshihen në etapën e parë 3 milionë persona për shkak të praktikës për vaksinim me dy doza.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë se përparësia në vaksinim duhet të jetë për punonjësit e shëndetësisë dhe popullatës së moshuar në shtëpitë e kujdesit, por që vendimi përfundimtar për këtë çështje u përket drejtuesve të shteteve.
FDA në një deklaratë më 8 dhjetor, konfirmoi “besueshmërinë dhe efektivitetin” e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech. Duke theksuar se vaksina është efektive 95 për qind dhe se rreth 10 ditë pas dozës së parë të vaksinës është siguruar mbrojte e fortë kundër COVID-19 ishte rekomanduar që vaksina të aplikohej me dy doza 30 miligramëshe me një interval kohor prej 21 ditësh.
Vaksina e Pfizer/BioNTech e cila njihet si BNT162b2 javën e kaluar u miratua në Britani të Madhe dhe këtë të mërkurë në Kanada.
Edhe vaksina kandidate “mRNA-1273” e kompanisë bioteknologjike Moderna me qendër në SHBA do të shqyrtohet në të njëjtën mënyrë më 17 dhjetor nga Bordi i Ekspertëve të pavarur të FDA-së.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!