Një lajm i rëndë vjen nga Elbasani, ku bëhet me dije se koronavirusi i ka marrë jetën një fëmije vetëm 10-vjeçar nga ky qytet.
Advertisements
Burimet konfirmuan se vogëlushi ishte infektuar me koronavirus dhe ishte dërguar nga familja në Greqi, ku po kurohej.
Fëmija i mitur mësohet se kishte sëm undje bashkëshoqëruese, që ia kanë komplikuar gjendjen shëndetësore. Vogëlushi me inicialet J.J ka humbur jetën në një spital në Athinë.
Advertisements
Ky është rasti i dytë në Shqipëri që Covid i merr jetën fëmijëve të mitur. Pak kohë më parë, në Pediatrinë e kryeqytetit humbi jetën një foshnje 16-muajshe, për shkak të koronavirusit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!