Pas protestës që zgjati rreth 8 orë mbrëmjen e djeshme, ku nuk munguan as parrullat nëpër institucione të ndryshme të qendrës së Tiranës, punonjës të Bashkisë duket se kanë fshirë çdo gjurmë, të lëna nga të rinjtë e revoltuar.
Advertisements
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, prej mbrëmjes së djeshme punonjës të Bashkisë, u kujdesën për lyerjen e fasadave, ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur puna dhe për riparimin e trotuarit në hyrje të kryeministrisë, një pjesë e pllakave të të cilit u shqepën nga ana e protestuesve
Ndërkohë që fshirjes nuk i ka shpëtuar as emri i Klodian Rashës në murin e kujtesës që është i vendosur pranë Ministrisë së Brendshme, që ishte dhe pika e fillimit të protestës mbrëmjen e djeshme.
Advertisements
Ishin protestuesit ata që shkruan në të emrin e 25-vjeçarit të vr arë nga ana e Policisë, për të cilin ka pasur një reagim të gjerë në protestë, ku u vu re një prani e madhe qytetarësh, të cilët mes të tjerave kërkuar dhe dorqëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Po me gjithë përpjekjet e institucioneve për të fshirë gjurmët nga muret e tyre, atë që nuk mund të fshijnë dot me një urdhët për punonjësit, është dhimbja e madhe që ndjen familja Rasha për humbjen e birit të tyre më të vogël.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!