“Je gjithçka kam dashur në jetën time”, Çiljeta Xhilaga i bën dedikimin e bukur të birit

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga është nënë e një djali 7-vjeçar, të cilin e ka pagëzuar me emrin Fernando. Ajo ka treguar se ka një lidhje shumë të veçantë me të birin, fotot apo videot e të cilit, i publikon herë pas here edhe në rrjete sociale.

Advertisements

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto të Fernandos, krah së cilës i ka bërë një dedikim shumë të bukur.

“Kur Duaja ime lëkundi dyert e qiejve. ALLAHU të solli ty në jetën time si përgjigje të asaj lutjeje në sexhde nate Kadri, në gusht 2012.

Advertisements

Jam me fat që të kam biri im i pikturuar me bukuri si jashtë, po ashtu edhe brenda zemrës tënde që i do gjithë njerëzit, i mbron me fanatizëm kë ke në zemër si një burrë i madh, protektues, aq sa i rritur përpara kohe në personalitetin tënd, aq edhe i butë në shpirt.

Kur të shoh si të dhimbset edhe një milingonë e vogël e më thua: ‘Mos e vrit, se gjynah! T’i japim pak bukë!’. Je gjithçka kam dashur në jetën time siç të kërkova e përfytyrova. Të dua shumë Fernando im!”,- shkroi Çiljeta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëto janë 6 ushqimet që nuk duhet të konsumoni kur jeni me Covid-19
Artikulli tjetërA do të merren masa të tjera shtrënguese? Flet epidemiologu Ulqinaku(E plotë)