Shtirej si investitore , i mori 200 milion lekë shtetasve të ndryshëm, vihet ne pranga gruaja në Tiranë

Finalizohet pas një punë disa mujore, operacioni i koduar “Investitori”.

Advertisements

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar nën drejtimin e Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Hiqej si investitore dhe i merrte shuma të konsiderueshme shtetasve të ndryshëm, ndalohet 49-vjeçarja.

Advertisements

49-vjeçarja e ndaluar me precedent të mëparshëm penal për veprën penale “Mashtrimi”.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për një shtetase e cila hiqej si investitore duke iu marrë shuma të konsiderushme parash shtetasve të ndryshëm duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Investitori”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasja:

A.H., 49 vjeçe, e dë nuar më parë për veprën penale “Mashtrimi.

Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderushme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo paisje me gabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“,“Falsifikimi i dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDjali i vogël i familjes, i papunë. Kush ishte Klodi që e v rau policia pas mesnate
Artikulli tjetërA do kemi shtrëngim të masave anti-COVID në Shqipëri? Komiteti Teknik i Ekspertëve jep njoftimin