Sa larg jemi nga imuniteti i tufës? Flet Eugena Tomini, tregon si do i kalojnë qytetarët festat e fundvitit

Këtë fundvit duhet të festojmë ngushtë, në familjet tona.

Advertisements

Ka qenë kjo këshilla që ka dhënë shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini, në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi në ABC. Duke theksuar se deri në ardhjen e këtyre festave kemi ende shumë kohë përpara, Tomini tha se ky vit duhet të konceptohet si një vit i festimit brenda familjes së vogël.

“Jo të shkojmë ne te festa, por festa të vijë tek ne. Duhet të festojmë ngushtë këtë vit.”

Advertisements

Ndërsa, e pyetur në lidhje me denoncimin e bërë nga Partia Demokratike lidhur me shifrat e vikt imave nga Covid-19 në Shkodër, Eugena Tomini tha se nuk është mirë që t’i jepet situatës ngjyrë politike.

“Unë si specialiste e sëmundjeve infektive në shëndetin publik nuk do t’i jepja ngjyra politike situatës. Personalisht, jo vetëm në emër të bluzës së bardhë që unë mbaj, çdo mjek e ka detyrimin që të përballet edhe me vde kjen. Nuk do ta politizoja këtë lloj elementi. Është tepër kritike edhe për familjarët e atyre që kanë humbur jetën. Mosdeklarimi do peshonte mes familjarëve të atyre që kanë vd ekur dhe tek bluzat e bardha….”

Kurse, sa i përket imunitetit të masës, shefja e Epidemiologjisë në ISHP tha jemi ende shumë larg këtij stadi.

Realisht, situata e transmetimit të Covid, ne jemi në një nivel stacionar. Niveli ka qenë edhe më i lartë, para 6 apo 8 javëve. Aktualisht niveli i përhapjes është 1.09. 1.1 për qind. Pra, nivel stacionar.

“Është e vështirë të themi nëse e kemi arritur një imunitet të tufës. Jemi akoma larg. Masat e kombinuara, me shpresën e një vak sinë… të gjitha bashkë mund të sjellin imunizimin.”

Marrë nga abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rende! Mezi merr frymë brenda ambulancës! Pacienti mbërrin në gjendje të rëndë te Infektivi, e marrin me karrocë
Artikulli tjetërKinematografia në zi/ Ndërron jetë aktori i njohur, familjarët e tij japin lajmin e hidhur (EMRI)