Moti merr kthesën e madhe mbrëmjen e së martës, ja çfare thote meteorologia Adiola Bani

Dita e sotme ka nisur me vranësira dhe shi, por pritet të pasojë një përmirësim gradual i motit. Kështu u shpreh Adiola Bani nga Meteoalb, në “Abc e Mëngjesit” ndërsa dha parashikimin për javën.

Advertisements

Sipas Meteoalb, nga mesdita do të kemi një përmirësim të kushteve që do të vazhdojë deri pasditen e së martës.

Megjithatë, gjatë mbrëmjes së të martës do të nisin reshje me intensitet mesatar, dhe lokalisht intensiv.

Advertisements

Kjo javë që sapo nisi, do të jetë në përgjithësi me kushte të paqëndrueshme moti, me prezencë të shpeshtë të reshjeve. Edhe pse, herë pas here do të ketë edhe kthjellime.

Sa i përket temperaturave, mëngjesin e sotëm ato pësuan një rritje shumë të lehtë, por gjatë javës siç shpjegoi edhe Adiola Bani, pritet një ulje e lehtë.

“Nga e enjtja dhe e premtja do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave në zonat malore, mund të shkojnë deri në -1 dhe -2 gradë celsius. Kurse temperaturat e mesditës mbeten 15 gradë celsius.

Ndërsa, det të trazuar do të kemi vetëm të martën, gjatë të mërkurës e në vijim do të kemi një përmirësim gradual.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKy është personi që pa për herë të fundit Xhulio Prelën, i ofroi strehë por efektivi nuk pranoi
Artikulli tjetërE rende! Mezi merr frymë brenda ambulancës! Pacienti mbërrin në gjendje të rëndë te Infektivi, e marrin me karrocë