Mjeku Ilir Alimehmeti jep alarmin: Raste janë shumë më tepër në Shqipëri! Ja çfarë na pret në vijim

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, tha se rastet e të prekurve me Covid-19 janë shumë më të larta. Sipas tij, nëse mbahet ky nivel testimi, rastet në muajt në vijim nuk do të kapen.

Advertisements

“Muajt e dimrit janë më të këqinj, 35-36% jemi akoma në rritje, vlera është te pozitiviteti i testeve, testet janë të pakta. Raste janë shumë më tepër sesa janë zyrtare, por sa më shumë i afrohemi dimrit, nëse mbajnë këtë nivel testimesh, aq më shumë raste nuk do të kapen”.

Shqetësim, sipas mjekut Alimehmeti, është edhe numri i lartë i atyre që kanë nevojë për spital, kur shtretërit janë shumë pak, krahasuar me vendet e tjera. Ai sugjeron hapjen e spitaleve rajonale për të evituar një karantinë të dytë që ndikon në jetën ekonomike dhe sociale.

Advertisements

“Situata nuk është e lehtë, rastet që kanë nevojë për spital janë një numër i konsiderueshëm. Shtretërit janë shumë pak, krahasuar me shtete e tjera. Deri më sot, ka funksionuar Tirana. Spitalet rajonale nuk janë futur në lojë. Për të evituar një karantinë të dytë që ndikon në jetën ekonomike e sociale, mjekësia duhet të thotë ku është kufiri”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Më kapi paniku’, moderatorja e njohur shqiptare infektohet me Covid-19 dhe tregon ç’po i ndodh
Artikulli tjetërKy është personi që pa për herë të fundit Xhulio Prelën, i ofroi strehë por efektivi nuk pranoi