‘Më kapi paniku’, moderatorja e njohur shqiptare infektohet me Covid-19 dhe tregon ç’po i ndodh

Klea Huta, moderatorja e njohur shqiptare me anë të një postimi në ‘Instastory’ ka treguar se ajo së bashku me familjen e saj e kanë kaluar Covidin. Teksa ka thënë se e kanë kaluar lehtë ajo ka treguar se ndjenja me e keqe është pasi kishte humbur nuhatjen.

Advertisements

Ky është shteti që lëshon alarmin: Pacientët me Covid vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit, familjarët po luten për ndihmë
Klea thotë se në momentin që mendoi se po i rikthehej normalitetit, diçka tepër e çuditshme i ndodhi. Ajo thotë se disa ushqime i duket sikur kanë të njëjtën aromë si benzinë ose fekale. Moderatorja thotë se e ka kapur paniku nga kjo situatë.

“Para disa muajsh une dhe familja ime kaluam Covid-19! Fatmiresisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do te nuhasja kurre me. Ishte e tmerrshme qe nuk nuhasja dot as eren e tim biri dhe po cmendesha por kjo ishte e keqja me e vogel qe po me ndodhte ne krahasim me fatkeqesite qe kemi degjuar nga kjo semundje e tme rrshme.

Advertisements

Kur mendova qe gjithcka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja mu rikthye Dicka tjeter ndodhi Disa ushqime mua me duken sikur kane te njejten arome, konkretisht: Qepa, veza, pula, vera, disa nga parfumet dhe nuk me kujtohet se cfare tjeter, Me tjetersohen aromat dhe kane nje arome si benzine ose fekale. Eshte e shpifur dhe realisht me ka kapur paniku nese do mund ti nuhas edhe njehere ushqimet me aromen e tyre apo jo! Dua ta ndaj dhe me ju kete gje per te kuptuar se cfare po na ndodh”, shkruan Klea.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëngëtarja shqiptare befason me ndryshimin drastik, humb 60 kilogramë ne kohe rekord
Artikulli tjetërMjeku Ilir Alimehmeti jep alarmin: Raste janë shumë më tepër në Shqipëri! Ja çfarë na pret në vijim