‘S’më plas se çfarë thonë’, provokon ish-ministri: Pse nuk marrim vaksinën e Rusisë, apo do na mërzitet …

Ish-ministri Ylli Manjani, thotë se nëse te ai do shkonte më shpejt vaksina ruse kundër Covid-19, “SPUTNIK V”, ai do ta bënte dhe nuk do të priste vaksinat perëndimore.

Advertisements

“Po nëse vaksinohemi me Sputnik V, vaksinën Ruse, ç’të keqe ka?! Rusët nuk e duan shëndetin e tyre që po vaksinohen masivisht?! Apo duhet të besojmë detyrimisht deklaratat e kompanive farmaceutike dhe shkenctarëve përkatës”, shkruan Manjani.

Më tej, ai thotë se kjo është “punë shëndeti” dhe jo politikë.

Advertisements

“Njësoj janë. Edhe në perëndim procedura e miratimit të vaksinës është emergjente. Njësoj si SPUTNIK V. Shkencërisht vaksina është i vetmi mjet parandalues dhe që mund ti japë fund kësaj flame. Atëhere përse jo SPUTNIK V, nëse është mundësia më e mirë për t’u siguruar shpejt?! Do na mërzitet OBSH, apo do na akuzojnë për ndikim Rus?!

Punë e madhe! Kjo është punë shëndeti, jo politikë! Në këtë pikë, personalisht nuk do ndiqja asnjë këshillë ideologjike. Nëse SPUTNIK V vjen më shpejt tek unë, atë do bëja. As më plas fare se çfarë thonë”, përmbyll Ylli Manjani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTra gjike ne Itali! Vd esin prindërit dhe vajza 12-vjeçare, dy fëmijët e tjerë në gjendje kritike për jetën
Artikulli tjetërHumbi shoqen në aksidentin me makinë, 19-vjeçarja poston video mes lotëve nga spitali, ja çfare thote