Pandemia në Itali/ 564 viktima e 18,887 raste të reja gjatë 24 orët e fundit

Ditën e sotme në Itali janë regjistruar 18,887 raste të reja me koronavirus nga 163,550 testime të kryera në total.

Advertisements

Ndërsa në 24 orët e fundit u regjistruan 564 të vdekur nga COVID. Në total numri i personave që kanë humbur betejën me virusin ka shkuar mbi 60 mijë.

Gjatë kësaj periudhe kohe 17,186 pacientë janë shëruar duke pësuar një ulje në krahasim me një ditë më parë ku u shëruan 23,923. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1,728,878 raste në total.

Advertisements

Ditën e djeshme u regjistruan 21,052 raste të reja nga 194,984 testime të kryera ndërsa numri i viktimave ishte 662.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Çdo 4 minuta një person humb jetën nga Covid”/ Deklarata tronditëse nga Gjermania: Situata është serioze, duhet të…
Artikulli tjetërDo ktheheni më të fortë’/ Parashikimi i HOROSKOPIT, cilat janë shenjat që duhet të bëjnë kujdes sot