Gjermania në krizë, Merkel: Ndihmat për bizneset nuk mund të vazhdojnë për shumë kohë

Në një deklaratë për mediat ajo ka thënë se Gjermania mund të futet në krizë pasi pritet që të marrë borxh vitin 2021 180 miliodrë euro ëpr të përballuar situatën e Covid-19.

Advertisements

GJERMANI-Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur se Gjermania nuk mund të japë për shumë kohë ndihma për bizneset. Në një deklaratë për mediat ajo ka thënë se Gjermania mund të futet në krizë pasi pritet që të marrë borxh vitin 2021, 180 miliardë euro për të përballuar situatën e Covid-19.

“Qeveria federale, landet dhe këshillat duhet të punojnë së bashku dhe në mënyrë konstruktive për të kapërcyer pandeminë dhe pasojat e saj në mënyrën më të mirë të mundshme. Kostot do të ishin edhe më të larta financiarisht dhe shoqërisht nëse shumë biznese do të falimentonin dhe miliona vende pune do të humbnin”,tha Merkel.Projekt-buxheti për vitin 2021 pritet të diskutohet ditën e martë në Bundesagë, ku një e treta e buxhetit do të financohet nga borxhi që do të marrë. Në lidhje me qytetarët Merkel tha se do të ulë taksat në mënyrë që të ndihmojë qytetarët .

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDita e “babagjyshit”/Përse festohet dita e Shën Nikollës më 6 dhjetor
Artikulli tjetër“Çdo 4 minuta një person humb jetën nga Covid”/ Deklarata tronditëse nga Gjermania: Situata është serioze, duhet të…