Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha janë larguar drejt Gjermanisë, ku Sara do të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.
Advertisements
Nuk dihet nëse ata do të qëndrojnë atje për të rritur të voglën apo do të kthehen fillimisht në Kosovë, mirëpo gjithçka do të mësohet kur vajza e tyre të vijë në jetë.
Që tani, Ledrit ka nisur t’i mungojë e ëma, Xheraldina, me të cilën duket se flet shpesh në rrjete sociale.
Advertisements
Ata kanë zhvilluar një videocall me njëri-tjetrin, ndërsa Xheraldina ka ndarë foto nga biseda në llogarinë e saj në Instagram.
Të njëjtën foto e ka ripostuar dhe Ledri, duke i treguar publikisht mamasë së tij sa shumë i mungon.
“Më mungon”– shkruan reperi krahas fotos.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!