Sali Berisha mesazh ngushëllimi për Marko Bellon: Zë i civilizuar që nuk u transformua në rilindas!

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të politikanit të majtë dhe diplomatit të njohur Marko Bello. Bello u nda nga jeta dje në Turqi, në moshën 59 vjeçare, pasi ishte infektuar me Covid-19.

Advertisements

“Marko Bello ka meriten e veçante se nuk u transformua ne rilindas duke qendruar besnik vlerave qe besonte”, shkruan ndër të tjera Sali Berisha.

“Miq, keto dite u nda nga jeta para kohe ish ministri dhe ish deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello. Ne kampin e partise se tij, ai ishte sigurisht nje kundershtar por dhe nje ze i arsyeshem i civilizuar, qe besonte ne vlerat baze te sistemit demokratik.

Advertisements

Marko Bello ka meriten e veçante se nuk u transformua ne rilindas duke qendruar besnik vlerave qe besonte. Me kete rast i shpreh familjes, miqve dhe te afermve te te ndjerit ngushellimet e mia te sinqerta dhe lutem qe shpirti i Markos te tyre te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin”, shkruan ish-kryeministri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Nëse merresh me dr*gë, thonë hallall ta bëftë Zoti’, Ermal Mamaqi reagon për paketën e tij të trajnimit që po ‘zien’ rrjetin
Artikulli tjetërCovid-19 i merr jetën parakohe muzikantit të njohur shqiptar, prej një muaj luftë me sëmundjen në Turqi