‘Nuk mund të denigrosh’, Aktivistja perplaset me Ylli Rakipin, gazetari: S’jam aty se ta tregoja unë ty! (VIDEO)

Aktivistja Brizida Gjikondi ëhstë përp lasur në debat mbrëmjen e djeshme me gazetarin dhe moderatorin Ylli Rakipi, teksa flisnin për draftin e ri të Kodit Penal, dhe një prej neneve që ka shkaktuar reagimin e publikut, atij për “memet”.

Advertisements

Në emisionin “Spotlight” të Alban Dudushit, aktivistja dhe juristja e njohur Gjikondi i ka thënë Rakipit se gazetari si profesion, duhet të vetërregullohet, por më parë “piketat” për këtë sipas saj duhet të vendosen me ligj.

Ndërkohë, Rakipi ka ndërhyrë duke thënë “Bëj një ligj zotrote dhe futi në b urg gazetarët…”

Advertisements

Pjesë nga debati:

Brizida Gjikondi: Sot e kësaj dite, ne nuk kemi një ligj për gazetarinë. Sepse të arrish të bësh sanksione, ndërkohë, vetë gazetarët shqiptarë nuk janë organizuar që të kenë një Kod Etik, disa rregulla të pashkruara, betimin e gazetarit, siç është në gjithë Ballkanin, siç është në gjithë Evropën. Portalet shqiptare janë kobzeza. Ke frikë t’i hapësh.

Ylli Rakipi: Bëj një ligj zotrote dhe futi në bu rg gazetarët…

Brizida Gjikondi: Po, kush tha që të futen në b urg? Absolutisht fare. Po duhet të ketë vetrregullim të gazetarëve, pastaj si trung i organizuar mund të mbrojnë të drejtat e tyre.

Ylli Rakipi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një frazë: Shtypi është i lirë!

Brizida Gjikondi: Po këtë e ka dhe Kushtetuta shqiptare, neni 22, liria e shprehjes. Po kjo s’do të thotë ta dëmtosh, ta denigrosh.

Ylli Rakipi: Po s’jam aty se ta tregoja unë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Nuk shkojmë në Bruksel për t’i bërë favore Serbisë’, flet Hoti: Ja si do përfundojë marreveshja
Artikulli tjetërDel testamenti i Maradonës, këta janë 3 familjarët që ka përjashtuar