Pas 20 ditësh tek “Shefqet Ndroqi”, piktori Besim Tula humb jetën nga Covidi. Miku rrëfen bisedën e fundit

Piktori Besim Tula ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në moshën 71-vjecare. Prej më shumë se 20 ditësh ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk arriti që ta mposhtë sëmundjen.

Advertisements

Për largimin e tij nga jeta ka reaguar edhe gazetari Ilir Kadia, i cili kujton bisedat në telefon në këtë kohë pandemie vetëm për ta pyetur si është vetë dhe si e ka familjen. Parmbrëmë bënë bisedën e fundit kur i tha se e kishte marrë malli për një kafe, për të cilën Kadia i trishtuar shkruan: “Ku ta dija unë se do ish kaq e hidhur kafja jote”.

“Shpirti më është tulatur brenda zemrës!Nuk do të më flasë!Miku i tij më i mirë, Besim Tula, paska vdekur! Nuk do t’a besojë!I paska pushuar zemra e qeshur!I paska mbyllur përgjithmonë sytë e butë!I paska ngrirë dora që lëvrinte penelë!Besim Tula njerëzori!Miku që edhe kësaj kohe mizore të telefononte për të pyetur thjesht: Si jeni me shëndet? Si është nëna, mbesat,nipi,djemtë…? Vetë si je?

Advertisements

Parmbrëmë më the se të kish marrë malli për një kafe Besim!

Ku t’a dija unë se do ish kaq e hidhur kafja jote!Përzjerë me lot nga ikja jote o Njeri Shpirtbukur!O zemërmadhi Besim!”, shkroi Kadia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Mua më duket normale jeta në Tiranë’, mjeku shqiptar në Nju-Jork del me apelin e fortë për qytetarët
Artikulli tjetërI fundit! Tërmeti i fuqishëm godet ishullin grek, panik edhe në Turqi, ja magnituda