Pritja merr fund/ Andi dhe Tea sërish në një takim…

Tea këtë javë ishte në një takim me Erlindin. Ajo tha se e pëlqen fizikisht djalin, e vlerëson shumë si person dhe pranoi se biseda mes tyre shkoi shumë mirë, por gjithashtu, shtoi se e ka mendjen tjetër kund. Bukuroshja theksoi se mendjen e ka tek kërcimi që realizoi në fillim të emisionit, e që nënkuptohet, tek Andi.

Advertisements

Për këtë arsye, ajo zgjodhi në takim 24-vjeçarin, takim që siç duket do të jetë sqarues mes tyre. Kujtojmë që ata kanë realizuar tre takime së bashku.

E kanë shprehur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, por kanë preferuar të dalin me meshkujt e tjetër për të parë se sa qëndronin ndjenjat mes tyre. Ky rifillim i takimeve a është një ogur i mirë që marrëdhënia e Teas dhe Andit do të ringrohet sërish? Presim dhe të shohim…

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk rri dot pa të puthur në faqe”/ Tea dhe Andi kthejnë faqe, një vallëzim që tregon shumë…
Artikulli tjetërAndi “frikësohet” nga Melisa, një metër në takim për të ruajtur distancën…