Vijon të mbetet misterioze historia e zhdukjes së një vajze shqiptare në Greqi, që prej datës 19 tetor 2020, kur doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më.
Advertisements
Artemis Vassilis, u nis për një intervistë pune por prej 45 ditësh, fati i saj nuk dihet.
Sipas “Protothema”, zhdukja e vajzës po kthehet në një ngjarje misterioze dhe të afërmit e saj janë të bindur që e reja është gjallë dhe po mbahet me forcë diku, kundër vullnetit të saj.
“Jam i bindur që ajo është gjallë dhe se po mbahet nga disa persona kundër vullnetit të saj. Një fëmijë 19-vjeçar nuk mund të ketë vendosur zhdukjen e ‘persosur’ për arsyet e saj. Artemis u largua nga shtëpia për një intervistë pune. Ne bëmë një kërkim shumë të madh në Volos , sepse kishim dëshmi dhe informacione që Artemis do kalonte tek një dyqan lodrash, e shoqëruar nga dy burra rreth 30 vjeç. Për një javë ne bëmë kërkime me vëllain e saj, në mënyrë që të lokalizonim vajzën në zonën specifike, por fatkeqësisht pa rezultat,” është shprehur avokati i familjes.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!