E PADËGJUAR ME PARE/ Etilda Gjonaj dorëzon DRAFTIN: Ndalohen me ligj MEMET, 1 vit burg kush publikon pa leje imazhe

Drafti i ri i Kodit Penal ka kaluar për shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë tek Komisionet Parlamentare me një propozim që ndalon montazhin e pamjeve të një personi pa pëlqimin e tij, ose siç njihen ndryshe në të gjithë botën “Meme”. Ky projekt që është hartuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj parashikon dën imin me deri në 1 vit bur g të kujtdo që realizon këto montime.

Advertisements

Konkretisht në nenin 238 të ligjit thuhet se:

1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dën ohet me bur gim deri në 1 vit.
2. Ndjekja penale fillon me ankim të vik timës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.

Advertisements

Zbërthimi i këtij ligji të mbiveshur me terminologji, është i thjeshtë. Qeveria ka në plan të kalojë në Kuvend në ligj, i cili do të dënojë me bu rg çdo njeri që guxon të bëjë meme në rrjet.

Duket se ministres Gjonaj nuk i pëlqejnë “Memet” e rrjetit të cilat deri më sot, kanë ndihmuar shqiptarët ti marrin me humor dhe sportivitet ab uzimet që politika bën me ta. Pa argumentuar me asnjë arsye nevojën e këtij ligji, e pa ndarë ligjërisht faktin se a e shkel ky nen të drejtën dhe lirinë e shprehjes, qeveria do të bëjë një ligj, ku të gjithë krijuesit e meme-ve do të duhet të marrin leje tek kryeministri dhe ministrat, para se ti publikojnë, në të kundërt i pret dera e b urgut.

5fc7aef7a9d9cAAA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Humbje e madhe”/ Presidenti Meta mesazh ngushëllimi: Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Profesorit të njohur
Artikulli tjetërZhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, 45 ditë ankthi për familjen