COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër oficeri të policisë. Mbrëmjen e djeshme është sjellë me avion charter nga Stambolli trupi i pajetë i oficerit të policisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit Bibë Dodë Qokaj.
Advertisements
“Një yll shkeputet sonte nga shpia e madhe e fisnike e Pal Mark Elezit të Currajve të Epërm.
Ora 22.00 Rinas. Dhimbje dhe lot, e pabesueshme por e vërtetë, një avion Çarter sjell nga Stambolli trupin e pajetë të oficerit të policisë Kufitare të Drejtorisë së Durrësit Bibë Dodë Qokaj.Kjo sëmundje e pabesë e shekullit u tregua e pamëshirë me djalin tonë 55 vjeçar.
Advertisements
Sa njerëz prite e përcolle në Portin e Durrësit prej 20 vjetësh me buzëqeshjen tënde fisnike e sonte veshe në zi Rinasin e Durrësin.
Biri i familjes fisnike t? Pal Mark Elezit të Mirashmarkajve Curraj i Eperm Nikaj – Mertur , nipi i Prek Pal Qokaj “që nuk iu ngri manxerrja në dorë në Zeledinë”.
Eh more Bibë djali veshe Curraj e Nikaj – Mertur e Palq në zi, lot e dhimbje për të ritë tënd e për shpirtin tënd të bardhë e të dlirë.
Të qoftë i lehtë dheu vëlla, kumbarë dhe shok i mirë Bibë Dodë Qokaj!
& Mark Sokoli & Sokol Qokaj & Tunxh Vatnikaj. [L. Vatnikaj]”, shkruan një miku i tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!