Katër kulla që ishin pjesë e kompleksit Mina Plaza Towers në Abu Dhabi, janë shkatërruar për vetëm 10 sekonda. Demolimin e kullave që ishin nga 144 kate e ka publikuar kompania Modon, që përdori hiq më pak se gjashtë mijë kilogramë eksplozivë, transmeton Telegrafi.
Advertisements
Arsyeja kryesore e shembjes së kullave është plani për ndërtimin e një destinacioni të ri turistik në zonën ku ishin të ndërtuara ato.
Në procesin e demolimit kanë marrë pjesë policia, ndihma e shpejtë, mbrojtja civile dhe organet e tjera kompetente.
Advertisements
Gjithashtu për demolim janë përdorur 18 mijë detonatorë, ku secili prej tyre ka qenë i programuar, e kompania Modon njihet për demolimin e shumë ndërtesa nëpër botë me shpërthime të kontrolluara.
في 10 ثوان .. مُدن العقارية تنجز عملية هدم أبراج ميناء بلازا بنجاح#وام https://t.co/UX4R5mM3ul pic.twitter.com/xtodrQWBWi
— وكالة أنباء الإمارات (@wamnews) November 27, 2020
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!