“Ma reper se ti është Lori!”/ U përfol si “diss” ndaj Mozzik, flet Capital T

Të dielën Capital T ishte i ftuari në “Gjoni Black”, ku siç e do zakoni bëri edhe një freestyle, duke dhuruar super atmosferë në studio. Mirëpo ajo që po bën xhiron e rrjetit është fraza “Ma reper se ti është Lori”, pasi po komentohet si “diss” për Mozzik, duke patur parasysh marrëdhënien e këtij të fundit me Loredanën.

Advertisements

Në fakt mes dy artistëve nuk ka patur asnjë mosmarrëveshje, në dijenin tonë, por gjithsesi kjo nuk i ndaloi spekulimet. Kështu, “iconstyle.al” kontaktoi Capital T, i cili zgjodhi mos të na japë përgjigje rreth pyetjes “A është “diss” për Mozzik?”

Ai tha se çfarë ka patur për të thënë e ka thënë në emision, as duke i mohuar e as duke i pohuar zërat. Gjatë intervistës, ai nuk e përmendi Mozzik, sikurse bëri me Ardian Bujupin, por gjithsesi mbetet për tu parë se si qëndron e vërteta.

Advertisements

Nga ana tjetër, Mozzik ende nuk ka reguar rreth këtyre zërave që po djegin rrjetin.

Kujtojmë se nga intervista e Capital T u krijua një debat publik mes tij dhe Ardian Bujupit, pasi ai u shpreh se Ardiani nuk është mirënjohës për “famën” që ka marrë prej tij. Pas kësaj ‘akuze’, Ardiani reagoi në InstaStory me një përgjigje për reperin, duke i kërkuar të mos fliste pas shpine por të takoheshin live.

Nuk ka vonuar përgjigjja e Capital T, i cili në postimin e tij në InstaStory i drejtohej Ardianit:

“Mas shpine nuk është në emision live me fol, po është publikisht. S’jam prej atyre që flas mas shpine. Ti nëse don me fol, e flasim qysh dush ti.”- shkruan Kapo.

Kjo përgjigje është pasuar nga një tjetër përgjigje e Ardianit, i cili i bën thirrje Kapos të sqarohen në një video live.

“Nuk mi the këto fjalë kurrë në fytyrë, nuk e kuptoj planin tënd. Ama shkojna live sonte dhe i shprehim.”- shkruan Ardiani, duke lënë kështu një “takim” për t’u sqaruar.

Ashtu siç na paralajmëruan Ardiani dhe Capital T kanë realizuar video live në Instagram për të sqaruar bujën e krijuar në rrjet, por nuk arritën të përballen.

Fillimisht,ishte Ardian Bujupi ai që nisi live por për shkak të ngarkesës nuk arriti të fuste edhe Capital T. Ky i fundit nga ana tjetër hapi tjetër live të cilit ju bashkua edhe Ardiani si shikues, por jo si bashkëbisedues.

Sipas Ardianit, shkak i kësaj deklarate është fakti se ai i ka ofruar Capital T një bashkëpunim para se ai të lançonte “Skulpturë”, duke i dërguar të gjitha elementet e këngës, por Capital T ka dashur ta përfshijë në albumin e tij këtë këngë.

Por, Ardiani nuk e ka pranuar këtë pasi ishte ai që e kishte bërë ftesën, dhe në këtë moment Capital T ka thënë se nuk do bashkëpunojë, meqenëse Ardiani nuk pranoi të ishte në album.

Vetë Capital T nuk e komentoi këtë deklaratë, por tha se Ardiani e ka harruar dhe nuk e ka ftuar për ta takuar as për dreka, darka kur ka qenë në Prishtinë, në shenjë mirënjohje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFMN nxjerr bllof qeverinë për rindërtimin, deri në shtator u realizua vetëm 8% e planit vjetor
Artikulli tjetërMoment i pabesueshem: Tërmeti po shkatërronte gjithçka, burri nga Izmiri kthehet të pinte kafen i qetë