Sot përfundon ora policore/ Komiteti Teknik mblidhet për të vlerësuar situatën, çfarë pritet të ndodhë?

Sot përfundon zbatimi i kufizimeve për ndalim qarkullimi të qytetarëve gjatë orëve të natës. Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka bërë me dije më herët se më 2 dhjetor do të mblidhet Komiteti Teknik, i cili do vlerësojë situatën dhe për të marrë masa të reja.

Advertisements

Gjatë një interviste televizive, Silva Bino u shpreh se një nga rrugët kryesore të infektimit është përmes ajrit.

“Komiteti do të mblidhet nesër dhe do të diskutojmë me ato të dhëna që kemi marrë. Ne i dijmë rrugët e transmetimit të infeksionit. Nëse nuk e dinim në fillim, tani e dijmë që jo vetëm përmes spërklave mund të infektosh dikë, por edhe kur flet pasi virusi qëndron në ajër.

Advertisements

Rruga kryesore është në ajo ajrore. Këto janë disa elementë të rëndësishëm. Vendet kryesore të infektimit janë vendet e mbyllura, zyrat, baret, restorantet. Maska jo vetëm mbron veten, por edhe atë që ka përballë”, ka thënë Bino.

Ajo shtoi gjithë popullata duhet të vaksinohet për të shkëputur zinxhirin e infektimeve, duke theksuar se Shqipëria nuk arrin ta bëjë dot.

Kujtojmë që më 11 nëntor Komiteti Teknik bëri me dije masat e reja kufizuese ku përfshihej ndalimi i qarkullimit nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj fashe orari u mbyllën restorantet dhe baret.

Me gjithë kufizimet shifrat e vdekjeve dhe rasteve të reja në vend kanë qenë të larta, kështu që ka një pritshmëri për masa të reja. Gjatë 24 orëve të fundit 832 qytetarë janë infektuar me Covid-19 dhe 12 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKafe turke për një jetë të gjatë? Zbuloni faktet interesante
Artikulli tjetërFMN nxjerr bllof qeverinë për rindërtimin, deri në shtator u realizua vetëm 8% e planit vjetor