Ditën e djeshme, debati mes Melisa Lleshit dhe Sindi Locit degjeneroi deri në fyerje.
Advertisements
22-vjeçarja e virgjër i tha konkurrentes tjetër se ajo “bën se.ks me atë që e ndjen dhe jo me këdo që i jepte një kafe”, dhe këto fjalë e kanë ofenduar shumë Melisën, e cila doli nga studioja, por të qarat dhe ulërimat nga prapaskena mund të dëgjoheshin ende.
Pas këtij debati të fortë ka pasur edhe një reagim nga ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, e cila u përjashtua disa javë më parë nga emisioni për shkak se bullizoi konkurrentët e tjerë, konkretisht Tea Trifonin dhe Graciano Merkon.
Nëpërmjet një postimi të gjatë në Instastory, Shqipja thotë se këtë reagim e ka bërë vetëm se iu kërkua nga fansat, teksa shkruante:
Advertisements
“Shpeshherë më bëni tag në disa skena dhe doni me këmbëngulje mendimin tim. E di që jam treguar shumë indiferente dhe nuk ju kam dhënë mendimin kur e keni dashur.
Tashmë e keni kuptuar që jam e drejtpërdrejtë dhe ju pëlqejnë goditjet pa sponde. E vërteta djeg gjithmonë. Si në rastin e balonit që thashë unë, doli edhe në rastin e kafes që tha Sindi.
Sindi tha diçka që tashmë dihej që në prezantimin e parë. Mos harrojmë që dielli duket që në lindje. Si në rastin e parë, ashtu dhe në rastin e dytë, çdokush që ka shkuar pas për të ngushëlluar vajzat është fallco.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!