Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar së fundmi dhe deklaratën e Kancelares gjermane Angela Merkel për çeljen e negociatave më Shqipërinë.
Advertisements
I ftuar në emisionin “Log”, Basha është shprehur se kjo është hera e dytë që bëhet një deklaratë e tillë, por e para që publikohet. Sipas tij, Rama nuk ka dështuar vetëm në mënaxhimin e pandemisë dhe tërmtit por edhe me integrimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë. Ndër të tjera, Basha ka thënë se Rama është i vetëdijshëm që Europa nuk mund ta pranojë sjelljen arrogante autokratike që shkatërron sundimin e ligjit që shkon kundër kushtetutës dhe sipas tij kjo është një nga arsyet që ai hesht.
“Më vjen shumë keq për këtë deklaratë nuk është hera e parë që zyrtarët më të lartë të Europës shprehen për këtë, natyrisht është hera e dytë në dijeninë time që kancelarja thotë këtë por është hera e parë që bëhet publike. Ça do të thotë kjo? Kjo do të thotë që njësoj si me ekonominë me papunësinë me krizën me tërmetin dhe me COVID-in Edi Rama ka dështuar edhe me integrimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe ne këtë e dimë se jo vetëm nuk po bëhet progres me hapjen e negociatave, por siç po flisnim pak më para po rrezikohen edhe arritje që deri tani i kemi gëzuar. Madje i kemi marrë edhe të mirëqena se thamë janë bërë pjesë e historisë, arritjet e heqjes së vizave, padiskutim që Edi Rama është i vetëdijshëm që Europa nuk mund ta pranojë sjelljen arrogante autokratike që shkatërron sundimin e ligjit që shkon kundër kushtetutës që përpiqe të heshtë apo të kapë median dhe të margjinalizojë opozitën politike të vendit dhe për këtë arsye kanë vënë 15 kushte, disa prej të cilave quhen parakushte për konferencën e parë ndërqeveritare. I pari dhe kryesori ka qenë reforma zgjedhore dhe ju e mbani mend entuziazmin me të cilën e përshëndetëm 5 qershorin. Tani le ta themi midis njëri-tjetrit këtu, 5 qershori nuk ishte ndonjë magji e madhe. Kemi pasur reforma zgjedhore që kanë qenë shumë më të thella konsensuale. Është kështu apo jo?
Endri Xhafo: Mirëpo, ai ju solli në…. Politike mbasi u larguat nga parlamenti,
Advertisements
Lulzim Basha: Pikërisht, kishte këtë efekt. Kishte efektin që premtonte një klimë relativisht normale drejt zgjedhjeve. Kaq ishte efekti maksimal i 5 qershorit. Nxitimi, obsesioni, frika, ankthi nga zgjedhjet e shtynë Edi Ramën t’i vinte shkelmin një marrëveshje të nënshkruar me praninë dhe insistimin e faktorëve kryesorë strategjik të Shqipërisë siç është Bashkimi Europian dhe SHBA-ja. Në këtë moment siç e kam thënë ka qenë plotësisht i vetëdijshëm që po i bënte një dëm Shqipërisë dhe dëmi është ky. Dëmi është që Shqipëria vazhdon e pret, e pret , e pret dhe do të presë deri sat ë largohet Edi Rama që të fillojë të përfitojë dhe ajo siç përfiton Mali i Zi, siç do të përfitojë Maqedonia, siç përfiton Serbia miliona euro për të bërë subvencione.” – tha Basha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!