Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar Edi Ramën që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re, që është ndërtuar nga qeveria, pasi e vjetra ju prish nga tërmeti.
Advertisements
Ndërsa po hynin për të parë banesën, Rama i jep çelësin, banorin që e quajnë Osman e fton të udhëheqë përpara.
Kryeministri, i cili shkon në të gjitha banesat në pak momente i thotë: “Osman s’po i heqim këpucët”.
Advertisements
Por, i moshuari ia kthen: Mirë është me i heq.
Rama, stepet nga përgjigja direkte e të moshuarit dhe pasi i thotë s’po ta prish, i heq menjëherë atletet e bardha që kishte veshur. Ai dhe ministri Ahmetaj detyrohen të heqin këpucët dhe të futen brenda shtëpisë së re të rindërtuar.
Edhe pse i hoqi, kryeministri ka vijuar batutat me të moshuarin, që nga dialekti duket se ishte me origjinë nga Dibra dhe i pëlqente humori.
“Kemi parti të fortë”, thotë Osmani e Rama, që e kupton menjëherë ‘ironinë’ dibrane ja kthen: “A mor Osman i fortë je, ia hoqe këpucët kryeministrit”.
E i moshuari ja kthen: “Po të përcjell.”
Rama sërish: “Normal që do e bosh, na hoqe dhe këpucët”, e
Osmani ja kthen: “Duhet bërë nganjëherë” dhe qesh duke e falenderuar për ndërtimin e shtëpisë./fjala
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!