Por këtë herë publiku do ta shijojë nga shtëpia koncertin nga këngëtarët e preferuar, si Dafina Zeqiri, Soni Malaj, M. Elvis, Kastro Zizo, Ëest Side Family dhe Stine me hitet e tyre.
TIRANE- “Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungon as këtë vit. Pavarësisht pandemisë, Bashkia Tiranë ka menduar që të sjellë një koncert, por sigurisht duke respektuar të gjithë rregullat e vendosura për shkak të Covid 19.
Advertisements
Por këtë herë publiku do ta shijojë nga shtëpia koncertin nga këngëtarët e preferuar, si Dafina Zeqiri, Soni Malaj, M. Elvis, Kastro Zizo, West Side Family dhe Stine me hitet e tyre.
Koncerti ka nisur në orën 18:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00, po transmetohet Live në Facebook-un si dhe në kanalin Youtube të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.Kështu që shijoni një Natë të Bardhë ndryshe, por me plot emocione të veçanta këtë vit.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!